Akuzat ndaj Bashës për kasetën, Paloka: Bumerang për Rilindjen

Shqipëria

Akuzat ndaj Bashës për kasetën, Paloka: Bumerang për Rilindjen

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:29
Lulzim Basha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka teksa i cilësoi të ulëta shpifjet dhe akuzat ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha sa i takon debatit nëse ka fshehur apo jo një kasetë për një masakër gjatë luftës së Kosovës, theksoi se kjo ishte bumerang për Rilindjen.

I ftuar në ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës, Paloka tha se këto akuza false shërbyen dhe një herë për të kujtuar kontributin e çmuar të Bashës gjatë luftës së Kosovës. Duke u ndalur tek Komisioni Parlamentar që u ngrit në Kuvend dhe do të hetojë raportin e Dick Marty, Paloka e cilësoi aktin më të madh të tradhtisë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët po hetohen në Hagë.

 “Unë kam bërë dhe një reagim dje, para votimit të këtij Komisioni Hetimor që do të hetojë UÇK në Shqipëri. Si pashë?! Në fillim u akuzua Basha për ‘Shtëpinë e Verdhë’. Një akuzë që ka rënë prej vitesh, që ka rezultuar pas hetimeve dhe kërkimeve se nuk ekziston një ‘Shtëpi e Verdhë’. Një akuzë e mban në këmbë Rusia dhe Serbia.

Kjo akuzë mbahet në këtë nga Rama dhe kryetari i grupit parlamentar. Ai s’kishte ça të shpjegonte. Më pas nxorën atë historinë në media me atë dëshmitarin. Fillimisht u tha se këtë kasetë e kishte marrë Basha dhe e kishte fshehur. Më pas doli Dash Peza dhe tha se e kishte dhënë tek BBC. Kjo histori jo vetëm që doli blof, por ishte qesharake.

Më pas doli dhe një barsoletë që; “Basha u fut me maskë në shtëpinë time, e njohu gruaja ime nga vetulla”. Kjo është histori e Rilindjes, që janë futur në Kosovë. Pardje Basha bëri një denoncim konkret ku disa persona janë futur në Kosovë tek ish-ushtarë të UÇK për të ngritur akuza ndaj tij. Për fat të mirë ata Bashës i dhanë një shans tjetër që të rikujtohej dhe një herë kontributi i tij që ka dhënë në Kosvë.

Ishte bumerang për Rilindjen. Pse në momentet e para unë dhe gjithë të tjerët e konsideruan sulmin ndaj Bashës për të hequr vëmendje ndaj situatës që po ndodhte këtu. Të ngresh një Komision Hetimor nga parlamenti shqiptar, për të hetuar UÇK pas kaq vitesh, në një kohë kur janë dërguar në Hagë ish-drejtues të saj, këtë e kam quajtur akt tradhtie të rëndë. E imagjinoni kur ata hetohen në Hagë, parlamenti shqiptar po heton UÇK-në.”, tha Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat