Përveç Putinit, edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ua uron shqiptarëve 28 nëntorin

Shqipëria

Përveç Putinit, edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ua uron shqiptarëve 28 nëntorin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:28
Edi Rama dhe Sergej Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, përmes një telegram urimi drejtuar kryeministrit Rama, ua ka uruar shqiptarëve festën e flamurit. Para Lavrovit, 28 nëntorin shqiptarëve ua uroi edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Kështu ka njoftuar Ambasada Ruse në Tiranë përmes një shkrimi në facebook.

Me rastin e Ditës së Flamurit Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë z. Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama

“I nderuar zoti Kryeministër, pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën. Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet”, ka uruar Lavrov.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet”, ka uruar Putin në një telegram urimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat