Hudhra kundër covid, fermerët nisin të ndryshojnë kulturat bujqësore

Shqipëria

Hudhra kundër covid, fermerët nisin të ndryshojnë kulturat bujqësore

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Mjekët këshillojnë që hudhra të konsumohet për shkak të vetive antioksiduese që ka e sidomos në këtë kohë covidi që e gjithë bota po kalon.

“Me ardhjen e pandemisë Evropa filloi që të mos marrë më hudhra nga Kina. kina është furnizuesi kryesorë në botë për hudhrën. Gjithashtu studiova edhe tregun italian, momentalisht ky shtet i ka konsumuar të gjitha skoratat e vetë me hudhra. ka një kërkesë të jashtëzakonshme”, tha fermeri.

“Afërsisht kam mbjellë rreth 5 dynym hudhra, është farë spanjolle. Për kaq tokë kam futur rreth 700 kilogram farë  hudhra. pretendoj që për një dynym tokë të marrë 120 kuintal”, tha ai.

” Unë pretendoj që të shkojë në 10 Ha deri në 15 Ha  tokë. Ky vit është një provë që unë po bëj në bisht Kamzës të Fllagës së Durrësit, por që do ta rris sipërfaqen e tokës të mbjellë me hudhra”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat