Shkatërroi kabinën elektrike dhe përplasi dy automjete, ja tre akuzat që rëndojnë mbi punonjësin e Prokurorisë së Lezhës

Shqipëria

Shkatërroi kabinën elektrike dhe përplasi dy automjete, ja tre akuzat që rëndojnë mbi punonjësin e Prokurorisë së Lezhës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:45
Foto Ilustrim

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë janë referuar materialet për Jetmir Shahinin, një punonjës i prokurorisë së këtij qyteti, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “,”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Mbrëmjen e djeshme Shahini, ka përplasur fillimisht një kabinë elektrike, duke e rrëzuar për tokë, sikurse shihet edhe nga pamjet më poshtë.

Ai dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur kur është përplasur fillimisht me kabinë elektrike në Ishull-Lezhë dhe më pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë lagjes SMT.

Pas këtij aksidenti, drejtuesi i mjetit nuk është ndaluar duke goditur një mjet tjetër në qytetin e Lezhës.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rende drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Nga goditja e kabinës ka ngelur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit.

Tre përplasjet kanë ndodhur në një ditancë rreth 1 km larg njëra- tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat