Covid-19 ia merr jetën piktores së njohur shqiptare

Shqipëria

Covid-19 ia merr jetën piktores së njohur shqiptare

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:50
Lumturi Blloshmi

Ka ndërruar jetë piktorja e njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi.

Ajo ishte e infektuar me virusin Covid-19 dhe nuk mundi ti bënte ballë pas luftës disa javore me të.

E lindur në Tiranë në 1944-ën, ajo u diplomua për pikturë në vitin 1968, për të hapur në 1988 ekspozitën e parë personale në Berat. Po në atë vit, mori pjesë në Bienalen e Ankarasë.

Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hagë, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat