Pas deklaratës së Metës, vjen reagimi i fortë i PS: Ka kohë që nuk flet si president!

Shqipëria

Pas deklaratës së Metës, vjen reagimi i fortë i PS: Ka kohë që nuk flet si president!

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:31
Ilir Meta

Deputeti i PS Damian Gjiknuri, pasi vlerësoi 29 nëntorin si ditën e sakrificave të mëdha të popullit shqiptar për liri, reagoi edhe për prononcimin e presidentit Ilir Meta një ditë më parë nga Vlora, i cili tha se ngritja e komisionit hetimor per raportin e 'Dik Marty' është tradhti kombëtare.

Nga varrezat e dëshnorëve në Vlorë, Gjiknuri u shpreh se ajo që ka qenë antikombëtare janë akuzat qe ka ngritur 'Dick Marty' për sakriciat e popullit të Kosovës, ndërsa shtoi se sipas tij Meta flet si dikush që synon të bëhet kryetar opozite.

"Besoj se po ka gjë anti kombëtarë është akuza që ka ngritur Dik Marty për sakrificat e popullit shqiptar të Kosovës, mendoj qe ata qe jane te paster dhe skanë gjë të fshehin nuk kanë pse të shqetësohen për çfarë do të bëjë komisioni hetimor. Kështu që deklaratat e Metës duhen marrë në kontekstin politik. Ka kohë që presidenti Meta nuk flet me si president por si dikush që synon të bëhet kryetar i opozitës", th Gjinkuri.

Meta dje nga Vlora tha se Komisioni për 'Dick Marty' nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës, duke shtuar se aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat