Fshatrat e Mirditës pa rrugë, banorët: Po ikin njerëzit, kërkojmë mëshirë nga shteti

Shqipëria

Fshatrat e Mirditës pa rrugë, banorët: Po ikin njerëzit, kërkojmë mëshirë nga shteti

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:48
Mirditë

“Këtu ka mbaruar gjithçka, janë vetëm disa pleq në shtëpi.”

Kjo është situata e krijuar në fshatrat Munaz, Reja Velës dhe Reja e Zezë në Mirditë.

Braktisja vjen për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë.

“Po e bëjnë të pabanueshëm fshatin, po ikin njerëzit. Mungesa e asfaltit njerëzit po i largon.”

Banorët e 3 fshatrave akuzojnë Bashkinë Mirditë dhe kreun e saj Ndrec Deda, se ka bërë shumë premtime, por pas 30 qershorit ai nuk gjendet askund.

“Ndrec Deda ka marrë shumë premtime me fushatën elektorale, kurse sot nuk e gjejmë dot dhe nuk na njeh fare.”

Për të zhbllokuar rrugën shpesh familjet përdorin mjetet e tyre.

“Fatmirësisht kemi një biznesmen të fshatit që ka sjellë fadromën e tij, vetëm për të qarkulluar. Bashkia asnjëlloj investimi nuk ka bërë.”

Energjia ndërpritet shpesh për shkak të motit të keq, por edhe këtu detyrohen të ndërhyjnë vetë.

“Nuk ka energji elektrike, nuk punon asgjë. Sa herë fryn erë këputen telat dhe vetëm ne banorët e fshatit dalim i lidhim.”

Teksa kërkojnë rrugë dhe energji, ata i bëjën thirrje shtetit për mëshirë.

“ Shteti të ketë mëshirë për ne!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat