Nisma Thurje në zgjedhje, Endri Shabani: Jemi më të gatshëm të humbasim se të bëhemi pjesë e një koalicioni zgjedhor

Shqipëria

Nisma Thurje në zgjedhje, Endri Shabani: Jemi më të gatshëm të humbasim se të bëhemi pjesë e një koalicioni zgjedhor

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:18
Endri Shabani

Endri Shabani, kryetar i Nismës Thurje tregoi se ata vazhdojnë të ngelen një grup shumë horizontal në organizimin e brendshëm dhe mënyrën si prezantohen në media.

Në qëndrimin e tij koalicionet politike janë një ndarje e qartë mes të shkuarës dhe të ardhmes dhe fatkeqësisht, siç u shpreh dhe vetë kryetar i Nismës Thurje, gjithë aktorët politikë aktual janë e shkuara.

Për këtë arsye ai u shpreh se nuk do donin të përzienin të shkuarën me të ardhmen, kësisoj do të ishte më mirë të pranonin humbjen se të bëheshin pjesë e një koalicioni.

Shabani u shpreh se sipas sondazheve të tyre mbi 51% e qytetarëve nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe nga këta 800 mijë prej tyre janë votues aktiv që thjesht nuk kanë një kandidat të cilin duan ta votojnë.

“Ne (Nisma Thurje) duam të komunikojmë me këtë pjesë, që nëse nuk kanë një alternativë nuk do të votojnë, dhe ne besojmë që nëse nuk voton praktikisht i shërbejmë atyre që janë në pushtet sepse ata kanë treguar që mund të qeverisin dhe me 20% të votave.

Kështu që kjo është pjesa e elektoratit që ne duam të komunikojmë dhe besojmë që do marrim mbështetjen e tyre për të vazhduar përpara,” – u shpreh Shabani.

Ndërkohë pyetur për fondet e fushatës që do të përdorë Nisma Thurje, kryetari i saj tha se qëllimi i tyre kryesor është që fushata të jetë sa më e lirë.

Zhvillimi i fushatës online do të lehtësojë shumë punë ndërkohë që Shabani shtoi gjithashtu eksperiencën në 2019 ku Nisa Thurje u kërkoi qytetarëve fonde për të mbështetur fushatën dhe sipas tij kjo gjë kishte funksionuar më së miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat