Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata lë në qeli 'Vis Korçarin' dhe 2 të arrestuarit e tjerë

Shqipëria

Përplasja me armë në Elbasan, Gjykata lë në qeli 'Vis Korçarin' dhe 2 të arrestuarit e tjerë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:00
Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" Ervis Çaushllarin, Feliks Filajn dhe Ersi Çerkanin.

Këta të fundit u përfshinë në një përplasjen me armë të regjistruar 2 ditë më parë në Elbasan, në afërsi të stadiumit.

Nga përplasja i plagosur mbeti Ervis Çaushllari,i i cili u arrestua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku shkoi për të mjekuar plagën e marrë në shpatull.

Pas ngjarjes së rëndë Ervis Çaushllari deklaroi para policisë se nuk mban mend se çfarë ndodhi dhe se nuk e njeh Migert Qosjen. 

Ky i fundit vijon të jetë në kërkim nga Policia, pasi  është personi që qëlloi Ervis Çaushllarin të njohur edhe si "Vis Korçari".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat