‘Lagjja pas diellit në Elbasan’, banorët ankohen për mungesë investimesh

Shqipëria

‘Lagjja pas diellit në Elbasan’, banorët ankohen për mungesë investimesh

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:46
Elbasan

Edhe pse është një rrugë, ajo ka dy emra, në njërën anë është Shën Thanasi e në tjetrën Shazivar Bej Karaosmani.

Por, ky nuk është shqetësimi real për banorët, e lagjes 5 maji.

Të moshuarit thonë se për shkak të mungesës së investimeve nga Bashkia e Elbasanit, atyre u është nxirë jeta.

Banori: Kjo është një nxirje jete që mund të kemi vite që kur kemi ardhur këtu, madje unë lind e rrit në Elbasan, kurrë nuk shkova me asfalt në shtëpinë time

Balta, dhe mungesa e ndriçimit i shoqëron çdo ditë.

Banorja: Baltë, shumë keq, as investim asgjë. As ndriçim nuk ka rruga.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës mund të gjesh mbeturina, pasi aty mungojnë kontenierët që Bashkia e Drejtuar nga Gentjan Llatja nuk i ka vendosur.

Banorja: Shumë keq, asnjë investim nga qeveria, ça kanë premtuar apo ça kanë thënë, asgjë.

Banori: Nuk kam parë asnjë kryetar bashkie prej 30 vitesh këtej. Kjo quhet si të thuash prapa diellit.

5 Maji është një nga lagjet më të mëdha të bashkisë Elbasan ku jetojnë qindra familje, por që nuk marrin pothuajse asnjë shërbim në infrastrukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat