E përplas makina, humb jetën këmbësori në Lezhë

Shqipëria

E përplas makina, humb jetën këmbësori në Lezhë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Nga informacionet paraprake mësohet se, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit në Ishull Lezhë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Duhet theksuar se në këtë aks rrugor janë regjistruar disa aksidente fatale për jetët e këmbësorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat