Sociologu jep mesazhin e fortë për politikanët shqiptarë

Shqipëria

Sociologu jep mesazhin e fortë për politikanët shqiptarë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:16
Kuvendi i Shqipërisë

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, tha se politikët e korruptuar sipas tij, nuk e meritojnë emblemën e madhe të patriotit.

Sociologu shtoi se qytetarët tanimë janë tejet vigjilentë dhe nuk i besojnë aktivitetit të “shtirur” të politikanëve të korruptuar.

“Unë mendoj që jo të gjithë mund të jenë tradhtar, kam përshtypjen ata politikanë që kanë mëkate të mëdha, janë të korruptuar, kanë vjedhur, ata nuk janë patriotë. Ata duhet ta kuptojnë që qytetari tanimë është tejet vigjilent dhe nuk duron lotët që lëshohen momente të caktuara, apo kur vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve. Pas kësaj dukje patriotike, fshihet një njeri që ka mëkate, që është ndryshe nga ç’hiqet, ai nuk është patriot.

Një pjesë e konsiderueshme e politikanëve mund të mos e meritojnë emblemën e madhe të patriotit”, tha Tushi për Top Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat