LSI: Skandal në Vlorë, u hoq flamuri kombëtar nga varrezat e dëshmorëve

Shqipëria

LSI: Skandal në Vlorë, u hoq flamuri kombëtar nga varrezat e dëshmorëve

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Foto

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama akuzon bashkinë e Vlorës se ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumenti i pavarësisë.

Ai thotë se kjo është ligësi dhe hipokrizi e hajdutëve të bashkisë së Vlorës, që fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut.

“Skandal i bashkisë së Vlorës: Hiqet flamuri kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumenti i pavarësisë! Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë!

Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat