Domatet mbeten në sera/ Fermerët e Urës Vajgurore: Pikat e grumbullimit nuk i mbledhin më

Shqipëria

Domatet mbeten në sera/ Fermerët e Urës Vajgurore: Pikat e grumbullimit nuk i mbledhin më

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 20:00
Domate

Fermerët e zonës së Urës Vjagurore Berat po gjenden përpara falimentimit . Në fshatin Hink fermerët të cilët kanë kultivuar domate në serat e tyre po i hedhin ato në lumë.

Me qindra hektar sera në këtë zonë janë të mbushura me prodhim . Sipas fermerëve kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së tregut . Fermerët shprehen se mungesa e eksporteve ka bërë që pikat e grumbullimit të mos mbledhin me domate , ndërsa tregu vendas është i tej mbushur.

Aktualishtë 1 kg domate nuk shitet më shumë se 20 lek të reja , çmim që për fermerët nuk justifikon as shpenzimet e bëra deri tani dhe jo me të ngeli fitim.

Ernesti ka 10 vite që merret me bujqësi por ky vit sipas tijë është më i vështiri. Ernesit thotë se ka rreth 13 tonë domate ende pa vjelura në sera që e konvertuar në lekë arrinë rreth 6 milion lek të vjetra. Për te ky është i vetmi burim ekonomik  . Në raste se kjo situatë nuk do ndryshoj ai shprehet se do ta prish serën.

Por si Ernesti janë dhe shumë fermerë të tjerë të cilët shprehen se i tremben dhe pandemisë pasi në raste se nuk hapen rrugët ata nuk mund të mbjellin.

Këto situata me fermerët thuajse janë çdo vite por këtë herë duket se pandemia ka renduar me shume kete situate duke bere qe shume familje fermere  te shpallin falimentimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat