Berat/ Vetëplagoset me armë zjarri pronari i një karburanti

Shqipëria

Berat/ Vetëplagoset me armë zjarri pronari i një karburanti

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, ku një person është vetëplagosur me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘’Azizi’’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I.A.

Mësohet se personi në fjalë është pronar i një karburanti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2020, ora 19:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘’Azizi’’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I.A.

Shtetasi I.A, është jashtë rrezikut për jetën, po merr ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat