Pacienti 60-vjeçar vret veten, Policia: U hodh nga spitali pas mesnate

Shqipëria

Pacienti 60-vjeçar vret veten, Policia: U hodh nga spitali pas mesnate

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia e Shtetit njoftoi se sot më datë 30 nëntor 2020, "rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, "grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."

Policia nuk dha informacion se në cilin spital ka ndodhur kjo fatkeqësi, por sipas burimeve, i ndjeri qe nga nga Rrësheni dhe ishte shtruar tek Sanatoriumi, spitali “Shefqet Ndroqi” ose Covid-1.

Pacienti kishte rreth 10 ditë shtruar dhe ishte me Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat