Rikthehen reshjet, Hakil Osmani: Nga e mërkura shi në vendet e ulëta, dëborë në zonat malore

Shqipëria

Rikthehen reshjet, Hakil Osmani: Nga e mërkura shi në vendet e ulëta, dëborë në zonat malore

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:32
Hakil Osmani

Meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani tregoi për Euronews Albania parashikimin e motit për këtë javë. 

Osmani u shpreh se që nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të ketë reshje shiu në vendet e ulëta. Ndërsa, sipas tij në vendet malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

“Dje ka pasur reshje të pakta dëbore në veri dhe verilindje të vendit. Pritet që dita e sotme nesërme të jetë kryesisht me mot të kthjellët dhe vranësira të herëpashershme. Por, më të dukshme do të dukshme do të bëhen vranësirat gjatë mesditës së ditës së mërkurë, duke bërë që të kemi një prezencë të reshjeve të shiut nga dita e mërkurë deri në fundjavë. Reshjet e shiut do të jenë prezentë në pjesën me të madhe të vendit. Ndërsa, në zonat malorë reshje të pakta dëbore”, u shpreh ai.

Sa i përket temperaturave ai bëri parashikimin se në vendet malore do të ulen deri në -4 gradë, ndërsa në vendet e ulëta temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 14 gradë.

"Temperaturat gjatë ditës së sotme minimumet janë shënuar në vlerat -3 -4 në zonat malore, ndërsa maksimumet priten të shkojnë në 14 gradë në ultësirën perëndimore”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat