“Troket” dimri

Shqipëria

“Troket” dimri

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:40
Reshje bore janë regjistruar në Shishtavec të Kukës, Has dhe Tropojë.

Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në verilindje të vendit, të cilat kanë nisur që prej orëve të mbrëmjes së djeshme.

Reshje bore janë regjistruar në Shishtavec të Kukës, Has dhe Tropojë.

Flokët e parë të dëborës janë regjistruar dhe në Prishtinë dhe zona të tjera të Kosovës.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha ka shkruar se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat