Politikanët e vjetër apo të sotëm?/ Kocaqi: Ata ishin më të shkolluar, këta vijnë nga hiçi

Shqipëria

Politikanët e vjetër apo të sotëm?/ Kocaqi: Ata ishin më të shkolluar, këta vijnë nga hiçi

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:44
Elena Kocaqi 

Historiania shqiptare Elena Kocaqi gjatë një intervistë për RTV Ora ka bërë një dallim mes politikanevë shqiptar në kohën e pavarësisë dhe politikanë të ditëve të sotme.

Kocaqi ka thënë se për të, politikanët e atëhershëm kanë qenë më të shkolluar dhe ishin pjesë e administratave të mëdha, teksa për politikanët e sotëm ka thënë se janë figura që vijnë nga hiçi dhe nuk kanë shumë eksperienca politike.

Si do t’i vlerësonit politikanët e asaj periudhe ne krahasim me politikanët sot?

Politikanët tanë të asaj periudhe kanë qenë më të shkolluar se sa këta që janë sot, sepse shkolloheshin dhe kanë qenë pjesë e administratave të mëdha si Perandoria Osmane, një pjesë e tyre shkolloheshin në shkollat më të mira të asaj kohe.

Niveli i politikanëve sot me atë të politikanëve të asaj kohe është i ulët, sepse ne kemi politikanë në Shqipëri që vijnë nga hiçi, bëhen ministra dhe deputetë. Në atë kohë kanë qenë njerëz që kanë pasur kontribut politik, sigurisht që ka pasur mangësi se shqiptarët e kanë pasur ndarjen në parti shumë të zhvilluar dhe ndoshta ndasitë politike dhe fetare kanë futur përçarje në disa gjëra.

Kjo ka ndikuar në mosunifikimin e faktorit shqiptar dhe në brishtësinë e stabilitetit të Shqipërisë. Edhe sot Shqipëria është në një situatë dhe pozite gjeografike njëlloj si para 100 vitesh. Nuk ka ndryshuar situata e rrethanave. Ato shtete ke, por kanë ndryshuar vetëm politikanë, por interesat janë të njëjtat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat