Papunësia në Elbasan në shifra alarmante

Shqipëria

Papunësia në Elbasan në shifra alarmante

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:33
Elbasan

Një ndër premtimet e kryebashkiakëve të 7 bashkive të qarkut të Elbasanit ishte hapja e vendeve të reja të punës. Ky premtim ka mbetur vetëm në letër.

Sipas shifrave zyrtare të marra nga Zyrat e Punës dhe drejtoritë përkatëse të shërbimit të punësimit të qarkut të Elbasanit, nuk kemi një rritje të të punësuarve, por kemi një ulje të ndjeshme.

Në vitin 2019 rezultojnë 9115 persona të papunë, ndërsa në 2020 shifra ka pësuar rritje duke shkuar në 10 904 persona të papunë në qarkun e Elbasanit. Përafërsisht kemi 1.777 persona më shumë të papunë këtë vit.

Problematika është më e madhe në bashkitë e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit dhe Peqinit, të cilat kanë numrin më të madh të të papunëve.

Bashkia Elbasan në vitin 2019 ishin 528 perosna të papunë, ndërsa në 2020 janë rreth 6.883. Bashkia e dytë më e prekur është ajo e Librazhdit.

“Na kanë nxjerrë shumë pengesa, është shumë e vështirë për të gjetur një punë. Punojmë në të zezë një herë në javë, 3-4 herë në muaj. S’ka asnjë zgjidhje”, shprehen qytetarët.

Sipas Zyrës së Punësimit në Elbasan vendet e lira për punë janë rreth 1461, që i përkasin përgjithësisht profesioneve dhe minimalisht kërkohet arsimi përkatës.Nga këto vende të lira pune 78% janë në zejtari, 5% janë specialistë të arsimit të lartë, 5% punonjës në industri dhe 10% profesione elementare për vitin 2020. Por, specialistët thonë se për to nuk ka kërkesë nga qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat