Gara për BKH-në, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për 35 kandidatët

Shqipëria

Gara për BKH-në, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për 35 kandidatët

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:44
BKH

Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së.

Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.

Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Burime pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i ka plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga punonjës të trajnuar të SHÇBA.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat