Ndryshimi i vendbanimeve, KQZ kërkesë DPGJC për lëvizjen e shtetasve para zgjedhjeve

Shqipëria

Ndryshimi i vendbanimeve, KQZ kërkesë DPGJC për lëvizjen e shtetasve para zgjedhjeve

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:03
KQZ

Akuzat e ngritura nga palët politike për lëvizjen e shtetasve u bë pjesë debati në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtarët e zgjedhur nga opozita shfaqën shqetësimin e ngritur nga partitë, ku sipas tyre shtetasit me të drejtë vote po u ndryshohet vendbanimi.

"Njësia administrative ku familje të ndryshme janë regjistruar, figuron një në Tiranë ndërkohë anëtarë të tjerë të familjeve rezultojnë në qarqe apo bashki të ndryshme. A kemi të bëjmë këtu me një transformim të vullnetit të banuesit ose një ndërhyrje në vullnetin e gjithë secili për të zgjedhur vendbanime?, u shpreh Dritan Çakaj. 

Pyetjes së anëtarit të Rregullatorit iu përgjigj ai që drejton institucionin, Ilirjan Celibashi i cili pranoi kërkesën për të zhvilluar një mbledhje me përfaqësuesit e Drejtorisë së Gjendjes Civile.

"Unë mbajta shënime dhe në cilësinë e përfaqësuesit të KQZ në marrëdhënie më të tretë do t‘i kërkojë një informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile mbi kriteret që janë bërë lëvizjet e shtetasve", u shpreh Celibashi. 

Ky debat lindi pasi në rendin e ditës KQZ kishte miratimin e numrit të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Sipas raportit të Ministrisë Brendshme, në bashkitë Berat dhe Fier kishte patur rritje të popullsisë dhe duhej rritur numri i KZAZ-ve. Kësisoj KQZ vendosi ngritjen e 92 KZAZ-ve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat