Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Ersekë, plagoset rëndë drejtuesi

Shqipëria

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Ersekë, plagoset rëndë drejtuesi

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në Ersekë.

I plagosuri po udhëtonte i vetëm në makinë, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Burimet bëjnë me dije se ka marrë plagë të rënda.

“Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat