Aksident tragjik në Kavajë/ Ndërron jetë drejtuesi i motorit, plagoset pasagjerja

Shqipëria

Aksident tragjik në Kavajë/ Ndërron jetë drejtuesi i motorit, plagoset pasagjerja

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Golem, ku një fugon është përplasur me një motor, e për pasojë ka ndërruar jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Policia njofton se është përfshirë në aksident mjeti motor me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat