Dhuna në familje, ashpërsohet ligji, por shifrat e dhunës në rritje

Shqipëria

Dhuna në familje, ashpërsohet ligji, por shifrat e dhunës në rritje

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:44
Ilustrim

Ndonëse vit pas viti Shqipëria ka ndryshuar kuadrin ligjor për ndëshkim më të ashpër dhunuesve në familje, sërish shifrat flasin për një fenomen në rritje. Vetëm në rastet e evidentuara nga policia kur po i afrohemi fundit të vitit, deri më tani numërohen mbi 4300 rekorde të dhunës në familje.

Vitin që lamë pas në total u shqyrtuan 2836 kërkesa për urdhra mbrojtje por sërish 17 nëna dhe vajza humbën jetën si pasojë e kësaj dhune. Një paketë tjetër ndryshimesh ligjore erdhi si nevojë pas atyre të rritjes së marzhit të dënimit, pasi jo gjithmonë vitet e burgut parandalojnë dhunën.

Sipas këtyre ndryshimeve, në urdhrin për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme, derisa gjykata të vendosë urdhërohet largimi i menjëhershëm i dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë.

Përjashtim ka vetëm në rastet kur dhunuesi është i mitur, i moshuar apo me aftësi të kufizuar. Edhe në ligjin e mëparshëm, i cili u miratua në vitin 2006, parashikohej që dhunuesi të linte banesën, por rastet kur Gjykata jepte këtë vendim ishin tejet të rrallë, ndërsa në mjaft raste bashkëshortet detyroheshin të jetonin në të njëjtën shtëpi por në dhoma të ndara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat