Humb betejën me koronavirusin ish kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

Shqipëria

Humb betejën me koronavirusin ish kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:45
Kozma Hakani

Ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasani, Kozma Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Hakani ishte infektuar me koronavirus dhe kishte rreth 14 ditë i shtruar në spitalin COVID 2.

Kozma Hakani ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit dhe për 40 vite punoi në sistemin e Arsimit në shkolla të ndryshme të qytetit.

Situata e COVID në Elbasan

Me ndarjen nga jeta të Kozma Hakanit numri i viktimave në Elbasan ka shkuar në 69, nga 810 që janë në total në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit në këtë qytet janë testuar pozitivë 27 raste, nga 557 raste të reja që u shënuan sot.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 38 182.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat