Opozita në zgjedhje, analisti Nesturi: PD dhe LSI nuk do të mund të ndajnë peshën politike pas zgjedhjeve

Shqipëria

Opozita në zgjedhje, analisti Nesturi: PD dhe LSI nuk do të mund të ndajnë peshën politike pas zgjedhjeve

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:00
Plator Nesturi

Analisti, Plator Nesturi tha në Ilva Now se në kuptimin tradicional të koalicioneve ato janë prishur si skemë, por mund të kemi forma të tjera të koalicionit siç janë ato të listave të përbashkëta.

Nga informacionet që kemi deri tani duket që PD-ja me LSI-në nuk do të jenë në të njëjtën listë por do të kenë parti të tjera brenda tyre të angazhuara për të luajtur gjithsesi për korrektesë, Rama kësaj radhe nuk e bëri në mënyrë të njëanshme sepse e bëri me ata që kishte në parlament,” – u shpreh Nesturi.

Ai përmendi se duhen 84 vota dhe vetë PS-ja nuk i ka ato vota, kështu që është boshllëku i krijuar nga opozita në një farë forme u pagua me këtë pjesë.

Sa i takon çështjes së mandateve, Nesturi e konsideroi një strategji të opozitës që duke dalë nga parlamenti, duke hequr përgjegjësinë dhe duke nxitur një sërë revoltash të ndryshme, të nxiste zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk funksionoi dhe faktikisht ato që nuk funksionuan opozita po i pëson, po i vuan lidhur me lëvizjet e tjera politike, sepse në rast se do të funksiononte (strategjia) do të kishim zgjedhje të reja dhe varet se si do të dilnin ato,” – tha Plator Nesturi.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare për pritshmëritë e LSI-së për dyfishim të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017-tës, analisti u shpreh skeptik kundrejt këtij qëndrimi.

Sipas tij Lëvizja Socialiste për Integrim pati një numër  të lartë votash sepse fitoi shumë nga elektorati i djathtë, ndërkohë që ajo çfarë pritet të ndodhë këtë vit është që shumë nga elektorati që në 2017 votoi për LSI-në këtë vit do të votojë parti të reja të udhëhequra nga figura opozitare.

Për Nesturin, pakënaqësitë e elektoratit janë thuajse të njëjta si për mazhorancën ashtu dhe për opozitën.

Ai theksoi se sado i lartë të jetë konsumimi i mazhorancës prej 8 viteve në pushtet, as partitë opozitare nuk kanë diçka më të mirë për të ofruar.

Analisti Nesturi shtoi gjithashtu se përveç bashkëpunimit që është brenda opozitës edhe midis PD-së dhe LSI-së ka një rivalitet i cili është shumë i fortë ndonëse i heshtur.

“Është një rivalitet në vota, në njerëz por dhe në peshë, në peshën politike që do të luajnë njëra dhe tjetra pas zgjedhjeve,” – shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat