Skulptori Artan Peqini reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Shqipëria

Skulptori Artan Peqini reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:08
Foto Ilustrim

Puna e skulptorit Sinan Aliaj po kritikohet për punën tij të fundit, shtatoren e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor.

Të shumtë janë ata që këtë shtatore e quajtën ‘marrëzi artistike’ e të tjerë thanë se fizionomia e tij i ngjan atij të një hungarezi, serbi, por kurrsesi shqiptari.

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë, Artan Peqini, jep mendimin e tij.

“Unë e pashë dhe për arsye etike nuk dua të qëndroj gjatë tek autori dhe tek skulptura. Unë do ta quaja atë një gabim strukturor. Nuk është thjesht pamundësia e autorit për të interpretuar një figurë të tillë, por janë dhe instanca të tjera që marrin vendime. Mënyra se si përzgjidhen njerëzit që do të interpretojnë këto projekte të mëdha artistike është thellësisht e paqartë, thellësisht jo transparente dhe dukshëm produkti është ky që kemi përpara”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat