Basha: Të hapen spitalet rajonale, të dyfishohen kapacitetet spitalore, të trajtohen mjekët

Shqipëria

Basha: Të hapen spitalet rajonale, të dyfishohen kapacitetet spitalore, të trajtohen mjekët

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:26
Lulzim Basha

Pas akuzave për manipulim të numrit të vdekjeve nga Covid, Lulzim Basha i kërkoi edhe njëherë mbrëmjen e sotme në “ABC” prokurorisë, që të nisë hetimet.

“Kanë kaluar 2 javë e 4 ditë që kur mjekët sollën denoncimin, përse nuk lëviz prokuroria. Nuk ka nevojë të bëjmë kallëzim. Prokuroria e ka për detyrë kur bëhet fjalë për jetën. Edhe kur denoncojmë ne ata nuk lëvizin. Nesër ka mundësi të tjera, se një komision parlamentar u thotë ku ishit ju? Të merren masa për të futur situatën në kontroll. Prokuroria të vendosë këto hallka të qeverisë që kanë ushtruar presion për vdekjet ti vendosë përpara përgjegjësisë. Mjekët janë në një presion të jashtëzakonshëm. Ju e keni parë si është sjellë kryeministri me profesorë të nderuar. Cila është cështja? Nëse denoncimi është i vërtetë, përse nuk heton prokuroria? Qytetarët meritojnë transparencë.  Për të vendosur qeverinë në ato pozita që ia kërkon detyra në këtë moment krize. Rëndësi ka, a do të vijojnë shqiptarët të kenë një shëndetësi nën presion nga qeveria, që mban testimet e ulëta për të treguar një numër të ulët të infeksioneve?

Por a mendon Basha se edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende në Europë do të shkojë drejt një mbyllje të dytë?

“Edhe Edi Rama do të detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masat, nëse do të ishin marrë Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Nëse rrit numrin e testimeve dhe vendos në veprim spitalet rajonale, nëse bën të mundur që trajtimi ambulator të bëhet me rimbursimin e plotë dhe të vërtetë” tha ai.

Theksin, lideri demokrat e vendosi shtimi i testimeve. “Problemi kryesor është numri i testimeve, nëse mbahen të ulëta, ti nuk arrin të njohësh përmasat e infeksionit, as ti gjurmosh dhe parandalosh.

Nëse masat që kemi sugjeruar do të ishin ndërmarrë nuk do të ishim në këtë situatë. Procesi fillon dhe nuk mbaron me testimet, hapi i dytë që kemi kërkuar është futja në betejë e mjekëve të Shqipërisë, mjeku i familjes ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ekspertët pranë PD-së i qëndrojnë planit. Sot duhet të lerë cdo gjë tjetër kryeministri, cdo aktivitet. Le të bëjë politikë sa të dojë Edi Rama, por jo në kurriz të shqiptarëve, ka kohë për zgjedhjet, në 25 prill janë zgjedhjet” tha ai.

Për opozitën një tjetër problem është edhe numri i mjekëve. “Numri i pacientëve për mjekë dhe infermierë është më i ulëti në Europë, trajtimi është më pak cilësor. Sot kemi pasur vetëvrasjen e pestë dhe sjell një ezaurim të mjekëve. Si nuk i morën masat të dyfishojnë kapacitetet spitalore, të hapin spitalet rajonale, të trajtosh mjekët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat