Shima: Opozita duhet të kishte reagime më të forta ndaj zbarkimit të RENEA-s në RTV Ora

Shqipëria

Shima: Opozita duhet të kishte reagime më të forta ndaj zbarkimit të RENEA-s në RTV Ora

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:27
Alfred Lela

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, drejtori i informacionit i RTV Ora Brahim Shima u shpreh se kur forcat e RENEA-s zbarkuan në televizionin Ora do të kishte dalë në mbrojtje të televizionit.

Shima: Qysh kur forcat e RENEA-s zbarkuan në këtë televizion unë kisha besimin që opozita, ndoshta duke shfrytëzuar edhe në favor të saj, do të kishte dalë në mbrojtje të televizionit. Unë jam ndjerë i fyer nga kjo sjellje.

Por ndoshta zoti Paloka nuk ka ardhur se mendon se ky është një institucion që menaxhohet nga shteti. Mendoj se opozita duhet të shfrytëzojë çdo panel për fushatë. Ndërsa për forcat RENEA mendoj se është e pa pranueshme që të lësh televizionet me reagime të vobekta. Për mua ishte veprim i rëndë nga të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat