Topalli ftohet në emision por i anulohet/ Mero Baze: Duhej të shihej vetëm Luli

Shqipëria

Topalli ftohet në emision por i anulohet/ Mero Baze: Duhej të shihej vetëm Luli

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:26
Jozefina Topalli

Ish kryetarja e Parlamentit e nënkryetare e PD, aktualisht drejtuese e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin e televizionit të familjes së Berishës.

Por në mënyrë të papritur i është anuluar ftesa. Një fajt të tillë e bën të ditur gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze.

Baze shton jo pa ironi se demokratët duhej të shihnin vetëm Lulin në një stacion tjetër. Njëherësh thotë se për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit të Berishës, të shohë këtë shembull me ish nënkryetaren e partisë.

“Jozefina Topalli ishte e ftuar tek TV Zeni në emisionin e Çim Pekës, por meqë demokratët duhet të shikonin vetëm Lulin, Tv Zeni ja anulloi emisionin.

Kjo vlen për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit Sali Berishës.

As në frëngji të kullës tij, nuk të lë të nxjerrësh kokën”, shkruan baze në një postin në adresën e tij në rrjetin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat