Meta përsërit paralajmërimin: Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon të prekë votën…

Shqipëria

Meta përsërit paralajmërimin: Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon të prekë votën…

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:35
Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, kreu i shtetit theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen.

“Mos të guxojë asnjë polic, dhe me këtë kuptoj ata horrat e veshur polic.

Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit,”-u shpreh presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat