Raporti kritik i FMN për Shqipërinë, Basha: Konfirmon atë që i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë

Shqipëria

Raporti kritik i FMN për Shqipërinë, Basha: Konfirmon atë që i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:39
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport mbi situatën ekonomike në Shqipëri ku thuhej ndër të tjera se qeveria shqiptare duhet të heqë dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën nga pandemia.

Sipas kryedemokratit, raporti i FMN-së ‘konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë, të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare”.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, thekson lideri i opozitës.

POSTIMI I PLOTE I BASHES

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat