Gjykata liron bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka, ja cila është arsyeja!

Shqipëria

Gjykata liron bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka, ja cila është arsyeja!

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:41
Mimoza Margjeka

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares, Mimoza Margjeka. Për arsye shëndetësore gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, bashkeshortja e Arben Cares.

Mësohet se shkak i ndryshimit të masës së sigurisë është për arsye shëndetësore.

Më herët gjykata ndryshoi edhe masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Margjeka, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.

Ngjarja per te cilen u arrestua gjyqtarja dhe bashkeshorti i saj

Ish-gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjeka u arrestua pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të caktuar garanci pasurore për Orion Balin, i cili ishte në burg nën akuzën e trafikut të emigrantëve.

Bashkë me të u arrestua edhe bashkëshorti, Arben Cara, avokati dhe vëllai i Orion Balit, Skënder Damini dhe Nejton Bali, si edhe sekseri Kaludio Zhilla.

Avokati Skënder Damini që mbronte Orion Balin përmes njohjeve të tij ka ndërhyrë që përmes ryshfetit ta nxirrte atë nga burgu, duke i kërkuar 6 mijë euro, ku të gjitha komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali me të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe vëzhguara nga SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat