Asnjë gjurmë prej tre ditësh, fillojnë kërkimet për peshkatarin 32-vjeçar në Durrës

Shqipëria

Asnjë gjurmë prej tre ditësh, fillojnë kërkimet për peshkatarin 32-vjeçar në Durrës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot kanë filluar kërkimet për peshkatarin 32-vjeçar të humbur në det, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë prej 29 nëntorit.

Policia kufitare,  ajo e shtetit, polumbare dhe shokë e familjarë të tij janë organizuar me mjete lundruese në kërkim të peshkatarit, krehja ka nisur nga porti detar e deri në zonën e Kallmit. Fatkeqësisht deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Ai doli nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar, por pasi nuk u kthye në banesë, familjarët  njoftuan policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat