Bogdani: Politikanët tanë nuk e duan anëtarësimin në BE

Shqipëria

Bogdani: Politikanët tanë nuk e duan anëtarësimin në BE

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Gerti Bogdani

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një intervistë për Ora News është shprehur se politikanët shqiptarë nuk duan anëtarësimin në BE.

Sipas Bogdanit, integrimi në Bashkimin Europian do të thotë më shumë përgjegjshmëri dhe ndërshkueshmëri për politikën tonë, ndërkohë që deklaratën e kancelares Merkel e cilësoi si fakt dhe mbetje në klasë për Shqipërinë.

Bogdani: Deklarata e Merkel është tashmë faktike dhe nuk është më zhurmë. Shpresoj që deklaratën ta ketë dëgjuar edhe kryeministri që është faktori kryesor për këtë “mbetje në klasë” të Shqipërisë në BE.

Ka pasur raste kur është bërë një përmirësim i ndjeshëm i integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ka ndodhur gjatë qeverisjes së PD duke filluar që nga anëtarësimi në KE deri te liberalizimi i fundit. Politika në tërësi nuk e do BE, sepse sa më afër BE të jem do të thotë që ke më shumë përgjegjshmëri dhe ndërshkueshmëri, gjë që politikanët shqiptarë nuk e duan. Duan ta kenë dorën e lirë për abuzimet që bëjnë dhe të mos ndërshkohen për atë që bëjnë.

Opinioni i qytetarëve në këtë rast është shumë i saktë dhe prandaj jemi jashtë BE sot dhe jemi të fundit në rajon në këtë proces.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë per këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat