Luan Daci u dënua me 6 muaj burg, avokati: Shpresojmë të bindim apelin

Shqipëria

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg, avokati: Shpresojmë të bindim apelin

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Jordan Daci

Avokati ish-gjyqtarit Luan Daci, Jordan Daci, ka reaguar pas vendimit të GJKKO. Daci u shpreh se vepra penale nuk ekziston dhe se ish-gjyqtari e ka deklaruar që është shkarkuar në 1997.

Më tej ai tha se ligji është i lartë dhe nuk ka vepër penale, ndaj dhe do e ankimojnë vendimin dhe shpresojnë të bindin apelin.

“E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Kjo që po thoni nuk përbën element të veprës penale. Ligji është fare i qartë, deklarimi i rremë edhe nëse është bërë nuk përbën vepër penale. Në dijeninë time e ka deklaruar. Procesverbaleve i mungon regjistrimi audio.

S’ka asnjë efekt, nuk është i formës së prerë, shpresojmë që Apeli duhet të kemi parasysh i dha zgjidhje ekzistencës së faktit penal. Këtu s’ka përgjegjësi penale, shpresojmë të bindim dhe Apelin”, u shpreh avokati.

Më herët GJKKO mori vendimin për të dënuar me 6 muaj burg, ish-gjyqtarin Luan Daci duke e shpallur fajtor për falsifikim dokumentesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat