Nga një sistem tërësisht i degraduar i ndërtuar 35 vite më parë/ Ujësjellësi i ri i Libohovës garanton 24 orë ujë për 3660 banorë

Shqipëria

Nga një sistem tërësisht i degraduar i ndërtuar 35 vite më parë/ Ujësjellësi i ri i Libohovës garanton 24 orë ujë për 3660 banorë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Ilustrim

Kantieri i ujit në Libohovë ka nisur prej disa javësh punën për të garantuar 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 3660 banorë të Libohovës dhe fshatit Bulo.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier, i cili do të sigurojë furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm për banorët.

“Nga një sistem tërësisht i degraduar, ndërtuar 35 vite më parë, në 2021 ujësjellësi i Libohovës do të ketë 7.3 km rrjet të ri të jashtëm dhe 30 km rrjet të ri të brendshëm dhe do të monitorohet nga sistemi teknologjik i avancuar SCADA për të modernizuar e transformuar rrënjësisht menaxhimin dhe performancën, por edhe për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve”, tha Rama.

Ujësjellësi i Libohovës daton prej vitit 1983 me një sistem tërësisht të amortizuar. 40% e banorëve kanë furnizim me ujë 1-2 orë në ditë.

Sot janë realizuar 12% e punimeve Punimet parashikojnë 7.3 km linjë e re dërgimi, 30 km rrjet i ri i brendshëm, 3 stacione të reja pompimi, 6 rezervuare të reja 550 m3, 100% instalim ujëmatësash, instalim i sistemit SCADA, përmirësimi i sasisë dhe cilësisë sipas normave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat