Dy mandatet në Tiranë për PS e PD/ Do i hiqet një mandat PS në Gjirokastër dhe një mandat i PD në Dibër

Shqipëria

Dy mandatet në Tiranë për PS e PD/ Do i hiqet një mandat PS në Gjirokastër dhe një mandat i PD në Dibër

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Lëvizjet demokrafike pritet të ndryshojnë hartën elektorale të paktën në 3 qarqe në zgjedhjet e 2021. Në projektvendimin e përgatitur nga  organi kryesor i administrimit te zgjedhjeve parashikohet që Tirana të ketë dy deputetë më shumë duke e çuar numrin e mandateve nga 34 ne 36, ndërkohë  Gjirokastra dhe Dibra pritet te humbasin nga një mandat.

Dy partitë e mëdha duket se nuk preken nga shpërndarja e re e mandateve pasi në Tiranë  mandatet e shtuara ndahen ne mënyrë të barabartë një për PD dhe një për PS. Në zgjedhjet e shkuara  parlamentare Partia Demokratike  në  kryeqytet  arriti të fitonte 11 deputet, me shtimin e dy mandateve të reja për qarkun e Tiranës, ku njëri sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2017 i kalon PD-së, atëherë fitues rezulton  edhe Gert Bogdani i   renditur  i  12-ti. Socialistët në këtë qark arritën të fitonin 18 deputet dhe sipas të njëjtës përllogaritje mandatesh, PS-së në këtë zonë zgjedhore do të fitonte 19 deputet.

Ndarja e re e mandateve e bën qarkun e Dibrës me 5 mandate nga 6 dhe ai që cenohet është mandati i dytë i demokratëve në këtë zonë,  pra  Xhemal Gjunkshi nëse i referohemi zgjedhjeve te shkuara . Konkretisht Partia Demokratike arriti të fitonte në zgjedhjet e 2017 dy  mandate parlamentare me një total prej 21.331 votash.  Por,  me rishpërndarjen e deputetëve, rezulton se deputetin e dytë në këtë zonë demokratët nuk do ta arrinin ta fitojnë dot pasi do t’ju nevojitej një numër më i madh votash.

Në Gjirokastër  panorama e ndryshimeve të mandateve prek socialistët. Në zgjedhjet e 2017-tës Partia Socialiste mori tre mandate parlamentare, përkatësisht Bledar Cuci, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi. Ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati i deputetit duke u zgjedhur në krye të Bashkisë Gjirokastër dhe në Kuvend u fut Artemis Malo. Por,  ky mandat i tretë është ai që i bie socialistëve. Konkretisht PS mori 27.222 vota dhe ndarja e re duke ulur numrin e mandateve për këtë zonë zgjedhore rrit më shumë pragun natyral për fitimin e mandatit të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat