Nuk përmbushnin kriteret pandemike, mbyllen dy fasoneri në Përmet

Shqipëria

Nuk përmbushnin kriteret pandemike, mbyllen dy fasoneri në Përmet

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:49

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit për shkak të mungesës së protokollit anticovid.

Ky konstatim rezultoi pas inspektimit në ambientet e dy fasonerive, ku u vu re mungesa e largësisë mes punonjësve si dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërputhjes së kritereve të përcaktuara.

Mbyllje të pjesshme ka pasur edhe në zyrat e Sigurimeve Shoqërore në  Gjirokastër, Zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra te administratës në Universitetin e Gjirokastrës.

Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë derisa të rikuperohen rastet e prekjes me Coronavirus të stafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat