Kredia për biznesin, 125.6 miliardë lekë në fund të 9-mujorit

Shqipëria

Kredia për biznesin, 125.6 miliardë lekë në fund të 9-mujorit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Ilustrim

Kredia për biznesin arriti vlerën 125.6 miliardë lekë, në fund të 9- mujorit të këtij viti.

Për shkak të situatë së krijuar nga pandemia, ky tregues krahasuar me një vit më parë, është ulur me 3.2%. Por mes sektorëve të ekonomisë, dinamika e kreditimit paraqitet në rënie për disa sektorë dhe me rritje të fortë në disa të tjerë.

Statistikat për 9-mujorin 2020, tregojnë se kredia për sektorin e ndërtimit u rrit në vlerën 15.5 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtat vlera me një vit më parë. Ndërsa sektori i tregtisë shënoi një total të kreditimit në vlerën 14.6 miliardë lekë, me një rënie të lehtë krahasur me 2019.

Të tjerë sektorë që kanë shënuar rritje të vlerës së kredisë, janë hoteleria dhe restorantet me 126% dhe transport-magazinimi me 107%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat