Tiranë/ Një gotë bëhet “mollë sherri”, klienti plagos pronarin

Shqipëria

Tiranë/ Një gotë bëhet “mollë sherri”, klienti plagos pronarin

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:44
Ilustrim

Një klient, i cili hyri në një lokal në Tiranë dhe më pas porositi një teke konjak, më pas u kthye në shkaktarin e një sherri që u mbyll me armë të ftohta.

Ngjarja e ndodhur në kryeqytet tregon se sa e vështirë është ndonjëherë të administrosh një lokal, veçanërisht atëherë kur shkon shumë vonë dhe kur klientëve as që u bëhet vonë dhe duan të vazhdojnë në qejfin e tyre.

A.D dyshohet sipas të ketë qëlluar me thikë pronarin e një lokali pasi ai ju lut që të largohej, pasi duhet ta mbyllnin biznesin.

Burimet shtojnë se për këtë qëndrim janë këqyrur kamerat e sigurisë ku dallohen veprimet e secilës palë. Por ndërkohë pronari i dëmtuar tregon se si në mbrëmje rreth orës 22.30 në lokalin që posedon në rrugën “Don Bosko” një qytetar porositi një teke konjak

“E specifikoi duke kërkuar teken e konjakut në gotë qelqi, ia shërbyem dhe ai e mori dhe u ul tek stolat jashtë  përpara lokalit. Në orën 23.00 djali iu afrua për të marrë gotën e qelqit pasi do ta mbyllnim lokalin. Ai e shau”, dëshmon në polici i dëmtuari A. K.

Në këto kushte sipas grupit hetimor pronari i është afruar dhe i ka kërkuar gotën duke e kujtuar se lokali po qëndronte hapur për shkak të tij dhe se gota u duhej.

“Ai nxori një si biçak apo thikë buke dhe më qëlloi në krah, tre apo katër herë pasi më kishte thënë ik se do të vras”. Por ndërkohë teksa punonjësit e lokalit shikonin debatet përpara goditjes me thikë, ata kanë telefonuar policinë.

Policia sipas burimeve të gazetës Si shkruan se qytetari, që kishte dalë nga banesa me shapka dhe që nga nxitimi që shapka i mbeti në vendngjarje u përpoq ta fshihte thikën pranë një peme dekorative.

Grupi i hetimit i thotë gazetës Si se i dyshuari mbasi kishte qëndruar me disa miq dhe mbasi kishte shëtitur qentë kishte vendosur ta mbyllte ditën me një gotë konjak. I dyshuari nuk dha asnjë shpjegim se përse e humbi toruan, por akt-ekspertimi nuk e nxori atë të dehur.

Por kamerierët nga ana e tyre tregojnë se gjithë sherri ndodhi për gotën, përderisa klienti po e pinte konjakun shumë ngadalë dhe për këtë nuk pranoi të bindej që të largohej në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat