Dështimi me negociatat/ Rakipi: Rama manipulator i zoti por ndërkombëtarët e dinë çfarë ka bërë

Shqipëria

Dështimi me negociatat/ Rakipi: Rama manipulator i zoti por ndërkombëtarët e dinë çfarë ka bërë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Ylli Rakipi

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, gazetari dhe analisti Ylli Rakipi ka komentuar dështimin e rradhës të qeverisë Rama për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Sipas Rakipit, kryeministri Rama, si një manipulator I zoti, ashtu siç ka vepruar me shqiptarët, ashtu ka vepruar edhe me ndërkombëtarët. Por, shtoi ai, pas tetë vitesh qeverisjeje ai njihet tanimë si nga shqiptarët ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Ylli Rakipi: “Në të vërtetë, kancelarja apo përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të Perëndimit janë përpjekur të flasin me një gjuhë diplomatike. Nuk flasin në një mënyrë aq të hapur sa ne të themi  se kancelarja Merkel, Macron apo një përfaqësues tjetër I lartë është mbështetës I Ramës ose jo.

Ndërkohë, ju bëni një konstatim që ka një të vërtetë të thjeshtë brenda. Rama duke qenë një manipulator shumë i zoti, ashtu siç ka vepruar me shqiptarët, ka mundur të veprojë edhe me një pjesë të mirë të Perëndimit, duke u hedhur atyre “trutë e gomarit” siç themi ne.  Por jo gjithmonë mund të realizojë një gjë të tillë sepse puna që ai bën është mjaft e qartë dhe mjaft e lexueshme për perëndimorët.  

Edi Rama, teksa ka hyrë në vitin e tetë të qeverisjes, është një figure mjaft e njohur jo vetëm për shqiptarët por mjaft e njohur dhe e realizuar edhe për perëndimorët. Ata e njohin atë mjaft mirë, njohin spekulimet e tij, njohin çfarë ka bërë ai konkretisht në Shqipëri, çfarë ai ka luajtur në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat