“Ta paska lënë Lali Eri sahatin e vjetër”, Kryemadhi: Kur ishte LSI në qeveri uji dhe dritat ishin më të lira

Shqipëria

“Ta paska lënë Lali Eri sahatin e vjetër”, Kryemadhi: Kur ishte LSI në qeveri uji dhe dritat ishin më të lira

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:44
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Real Story’, sie jkaloi Covidin. Kryemadhi theksoi se COVID-in e kaloi pa simptoma në dy-javëshin e parë të shtatorit.

Duke u ndalur tek situata në vendin tonë, Kryemadhi theksoi se ka një mungesë informacioni dhe keqmenaxhim të situatës. Mes të tjerash ajo pohoi se fakti i mbajtjes së maskës, është mjeti i fundit i mbrojtjes për qytetarët nga virusi vdekjeprurës.

“Meqë se kam besuar, kjo s’do të thotë se s’kam qenë e mësuar. E kam kaluar pa simptoma, në dy javëshin e parë të shtatorit. Nuk është se nuk e besoj covid, por besoj tek menaxhimi. Ashtu siç besoj këtë situatë të keqmemanzhuar nga qeveria. Mungesa e informacionit për qytetarët apo dhe gazetarët, ka bërë që të ketë këtë mungesë, dhe çorientim të situatës. Po të ketë vullnet politik, dhe dëshirë për ta menaxhuar këtë situatë, se nuk është vetëm pandemia, por është dhe situata ekonomike. Pasi problem për qytetarët është dhe kura e lartë e covid. Duke qenë viktima të shpërdorimit që bëhen shpesh herë nga matrapazët. Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së çdo qytetari nga COVID. Sa i përket mbrojtjes së qytetarit, është jo vetëm informacioni që e kanë të nevojshëm, është informimi nga mjekët, bërja e tamponëve, izolimi dhe kurimi dhe më pas përdorimin i maskës. Ajo që them gjithmonë, dhe është një nga revoltat e mia është se nuk është maskat që ndalon covid dhe as anti-tanket me 12.7-çit. Vazhdoj të theksoj se mbajtja e maskës s’ka të bëjë me ecjen buzë detit apo në rrugë, por në ambientet e mbyllura. Ajo që është me rëndësi është keq menaxhimi i situatës. Situata në të cilën gjendemi sot është si rezultat i keqmenaxhimit për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, i shkatërrimit të sistemit shëndetësor.

Edhe pse ju kemi premtuar qytetarëve shëndetësi falas, mjekët janë larguar drejt Gjermanisë. Në 3 muaj të pandemisë vendi u izolua totalisht. Ne si LSI, duke humbur dhe modestinë, pjesë e strukturës sonë ka shumë mjekë që janë shumë të mirë. Duke nisur nga Vasili, apo Mezini. Apo dhe Pipero që ka qenë kandidat për deputet i LSI. E kam shumë mik Piperon, dhe jam e sigurt se ai të përgjigjet gjatë gjithë kohës. Shumë njerëz që ne njohim i kanë marrë mjekët në shtëpi, pasi s’ka më shtretër. Nëse qytetarët do të kishin mundësinë ekonomike, të mbrojtjes së vendeve të punës, do të ishte më e kollajshme situata. Nuk është COVID ai që mbyt qytetarët, por janë ata që do e ‘mbysin’ atë me solidaritet.”, tha Kryemadhi.

Teksa në studion e emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ kryefjalë e diskutimit është pandemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike që ka sjellë në vend, mes kryetares së LSI-së dhe analistit Skënder Minxhozi ka pasur edhe batuta.

Duke iu përgjigjur një ndërhyrjeje të Minxhozit, i cili i kujtoi dhe koalicionin me të majtën, Kryemadhi tha se ajo aleancë ishte frena-freksion.

“Kriza ekonomike kishte nisur që para se të ndodhte tërmeti. Pasuroi 3-4 duar. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare nisi me koncesionet. Rrënimi i ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e një vendi pune, e sistemit arsimor, janë arsyet. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës, e blloqeve politike dhe kapjes pas fijes së barit, ku është mungesa e vendeve të punës dhe largimi i qytetarëve, janë arsyet.”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga diskutimi në studio
Skënder Minxhozi: Mos u shtyni përtej tërmetit pasi dalim tek katër-viteshi i bashkëqeverisjes LSI-PS.
Kryemadhi: Ishte frena-freksion. Iku LSI dhe pastaj shkoi në greminë. Merrni librezën e ujit dh të dritave. Ju paguani më shumë sot apo para 4 vitesh?! Sot e keni më lirë çmimin e ujit dhe të dritave?!
Minxhozi: S’ka lëvizur fare
Kryemadhi: Epo të paska lënë me sahatin e vjetër Lali Eri, s’ta paska ndërruar
Balla: Kjo ishte batutë
Minxhozi: Po batutë, por jo më e bukur se e para.

Analisti Skënder Minxhozi thotë se politikanët dhe njerëzit me influencë duhet të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre sa i përket COVID-19. Përballë kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Minxhozi tha se qëndrimi i një pjese të mirë të spektrit politik është i frymëzuar nga qëndrimi i papërgjegjshëm i presidentit amerikan Donald Trump.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së e cila është shprehur kundër mbajtjes së maskës në rrugë, thotë maska është problemi i fundit, duke evidentuar të tjera probleme në menaxhimin e pandemisë. Ndërkohë lidhur me masat e marra nga qeveria, njëri prej tyre që nuk lejon mbledhjen e më shumë se 10 personave, Kryemadhi pyet pse mblidhet parlamenti.

Minxhozi: Unë shoh që znj.Kryemadhi sjell një qëndrim që është i ndryshëm ndaj asaj që është sot metodika e trajtimit dhe mbrojtjes ndaj COVID-it. Është një qëndrim jo i ri, në botë është quajtur ideologjizim i pandemisë, qëndrim i një pjese të spektrit politik, të frymëzuar nga qëndrimi i papërgjegjshëm i një presidenti që për fat të mirë po ikën këto ditë nga zyra. Me sa lexojmë dhe dëgjojmë unë mendoj që frymëzimi, burimi është tek personi më i fuqishëm në botë. Elitat politike, pjesë të tyre e përqafuan këtë gjë. Edhe ilaçet pësuan një lloj ideologjizimi të pjesshëm. Antiviralet duhen se janë alternative, antibiotikët janë tradicionalë. Nëse do kishte barrën e menaxhimit të krizës znj.Kryemadhi nuk besoj se do thoshte kështu.

Kryemadhi: Si tha z. Janullatos dhe Imzot Frendo me besimin në Zot do shërohem dhe me besimin te mjekët.

Minxhozi: E kam pasur rastin që ta kem në familje COVID-in. Kur një 28-vjeçar nuk e ulte dot temperaturën në 10 ditë me antibiotikë e antiviralë, unë mendoj që politikanët duhet të kenë një lloj përmbajtje. Ka njerëz që nuk janë më sot për atë shkak. Atij që i ndodh nuk do t’ia dijë për të tjerët. Ajo maska që ju thoni duhet në ambiente të mbyllur…unë mendoj se keni shumë ndjekës, sikur një përqindje e vogël e atyre ta zbatonte atë që ju thoni a ka ndonjë risk.

Kryemadhi: Nëse ti do kishe një media korrekte nuk do kishe nxjerrë një fjali nga konteksti. Sigurisht që qëndrimet e mia kanë impakt.

Çështja e përdorimit të maskës është e fundit e problemit. Nuk është se nuk është problematik COVID është shumë problematik. Pse nuk i ktheheni deklaratave të Kryemadhit në karantinën e parë. Mbani distancën, zbatoni masat. Ne kemi bërë kampin e LRI-së në gusht me 180 persona dhe 20 nuk erdhën se ose e kishin kaluar ose mund të ishin aktualisht. Të gjithë anëtarët e kampit ishin të kontrolluar. Këta mund të dilnin por nuk mund të hynin të tjerë. Kur ka dëshirë njeriu për të bërë. Nëse është puna sipas kësaj pse duhet të mblidhet parlamenti. Dy standardizim. A është pozitive nga ana jonë që t’iu themi njerëzve mos e konsidero, jo unë nuk iu them mos e konsideroni. Izolimi nuk është zgjidhja. Testim, gjurmim, izolim dhe më pas mjekim. Tek ‘Shefqet Ndroqi’ kush hyn nuk del më i gjallë. Ky zotëria vendos maskën për fasadë. Nuk ka hallin tonë, nuk ka hallin e ekonomisë.

“Unë jam për lockdown-in e shkollave” deklaroi Monika Kryemadhi.

Ajo arsyetoi qëndrimin e saj duke shpjeguar edhe propozimin e LSI-së se si mund të funksionojë sot sistemi arsimor në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Shkollat duhet të mbyllen tha ajo dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

“Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike. Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet. Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet”, deklaroi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat