Çupi: Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike/ Duma: O kategori llumi

Shqipëria

Çupi: Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike/ Duma: O kategori llumi

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:56
Frrok Çupi dhe Duma

Në studion e emisionit “Open”, tema e sotme e diskutimit ishte shtyrja e datës për hapjen e negociatave dhe deklarata e Merkel, e cila në njëfarë mënyre e ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Teksa po diskutonin për temën, mes analistit Frrok Çupi dhe ish-deputetes demokrate Grida Duma u nxit një debat. Madje Çupi arriti deri aty sa nisi ta intimidojë ish-deputeten Duma.

Çupi tha se Duma bën pjesë e një partie që është themeluar prej tij dhe që sipas Çupit e kanë kthyer në një “leckë”.

Ndërkohë ish-deputetja tha se sipas saj Çupi është si ajo metafora “në llum fitojnë derrat”.

Frrok Çupi: Jam themeluesi i asaj partisë që po e bën leckë, ke fshirë menderen me atë.

Grida Duma: E di çfarë je ti, ti je metafora po dhe debat në llum fitojnë derrat, në këtë nivel je ti.

Frrok Çupi: Në gjuhën tënde ti ke vetëm një fjalë ke, që nuk po e them..

Grida Duma: Me mua nëse nuk përmbahesh nuk e ke si një teatër, kujdes.

Ndërkohë një pjesë tjetër nga debati

Frrok Çupi: O Grida me mua e ke? Po ti je një fjalë e vogël moj.

Grida Duma: Unë do të të kthehem ndryshe

Frrok Çupi: Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike për Europën. Ç’ke për të thënë thuaje në Parlament.

Grida Duma: Ka dhjetra vite që nuk bëhemi Europian, se marrëdhënia më e rëndësishme është me gruan.

Frrok Çupi:Po s’të kam grua ti moj. Burrin në shtëpi e fyen ti? Nuk fyen as burri. Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Grida Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë. Kur ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, pastaj ti je fundi i kavallit për të dëgjuar. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej dhe llumin si puna jote?

Frrok Çupi:Çoje në shtëpi llumin.

Grida Duma: Sa herë ndjeheni keq fyeni personalisht. Keni vite që pështyni ju. Flisni me respekt. Ka vetëm një mënyrë, nuk të kthehem personalisht se nuk bie në nivelin tënd. Çështja është që po e mbysni këtë vend. Mendon që duke më fyer mua, ul ritmin e këllirave në vend

Frrok Çupi: Ça thua më?

Grida Duma: Ke në historik pisllëqe që nuk t’i them këtu. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë. Madje duhet kërkuar falje. Do gjendet një mënyrë, përndryshe do të gjendet një mënyrë tjëtër…

Frrok Çupi: Do pushosh ti apo jo? Unë nuk kam punë me gratë, kam ardhur për Europën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat