Dhjetori i viti 90 solli pluralizmi politik, 30 viteve pas gjendet i shembur

Shqipëria

Dhjetori i viti 90 solli pluralizmi politik, 30 viteve pas gjendet i shembur

Nga: Ilir Vata Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:17
Ilir Vata

E nëse diktatura u duk sikur ra para 30 vitesh në fakt regjimi komunist me ideatorin e vetëm ish-presidenti komunist përgatiti transferimin e pushteti nga një parti komuniste në disa të ngjashme për ti dhënë formë një tjetër trashëgimie komuniste..

Protestat e studentëve dhe ngritja e qytetarëve për rrëzimin e diktaturës ishte e parapërgatitur nga vetë regjimi, duke u dukur në pamje të parë sikur po rrëzohet diktatura, por në fakt vetë regjimi nisi çmontimin e tij për të sjellë një formë tjetër pushteti që do të mbahej nga njerëz të regjimit komunist.

Skenari ishte i qartë, njerëzit e diktaturës do ofronin një tjetër qeverisje nën emrin e demokracisë por që do të ruanin të paprekur kontribuuesit real të regjimit, ish-komunistë, persekutorët do ishin sërish në pushtet, do drejtoni parti politike, do drejtonin shtetin, të vetëm që humbën në këtë proces të ashtë quajtur demokratik ishin ish-pronarët dhe klasa e përmbysur të përndjekurit politikë dhe në tri dekada pas “rrëzimit” të diktaturës skenari i ish-presidentit komunist u realizua pikë për pikë.

Dhe ja ku jemi, pas 30 vitesh pluralizmi shkon në zgrip, parlamenti i drejtuar nga ish-partia komuniste dhe disa parlamentarë të dalë nga sforco politikës vendosën të godasin pluralizmi duke ndaluar me ligj koalicionet me sigla parti, duke vendosur dy pragje elektorale dhe kushtëzuar partitë politike të mbledhin mbi 5 mijë firma për të hyrë në garë.

E gjitha kjo vetëm me një qëllim, klasa e përmbysur të mos vijë në pushtet, dhe ky mision vazhdon sepse për 30 vite askush nuk kërkojë falje për krimet e diktaturës, askush nuk u hetua, asnjë varr nga 6000 të ekzekutuarit nuk është gjetur përjashtuar disa raste kur familjarët e gjetën vetë, dosjet e sigurimit të shteti nuk u hapën kurrë, e shkuara nuk u kurua dhe janë të gjitha kushte për rikthimin e diktaturës reminishencat e diktaturës janë tregues i qartë se një regjim i ngjashëm është instaluar në vend.

Edhe sot si atëherë persekutori del e flet për të përndjekurit, demokracinë, standarte demokratike, flet për lirinë e fjalës fletë për vlerat demokratike ku në fakt nuk janë gjë tjetër veçse vrasësit e vlerave të vërteta të demokracisë.

Kurimi i së shkuarës nuk u bë kurrë, brezat e rinj nuk dinë realisht se çfarë ndodhi në diktaturë, si u përndiqnin njerëzit, si u dëbonin, internoheshin, burgoseshin dhe ekzekutoheshin dhe pse, nuk dinë historinë e vërtetë dhe do e kenë të vështirë të kuptojnë se si u mohohen të drejta dhe nga kush njerëz po drejtohen.

Demokracia në Shqipëri rënkon nën peshën e ish-regjimit komunist dhe politika e dalë nga regjimi komunist po e përdorë demokracinë për t’u pasuruar por mbi të gjitha duke vënë në lojë perëndimin se gjoja demokracia po funksionon, ku në fakt po punohet për instalimin e një tjetër regjimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat