Drogë e armë pa leje në banesë, arrestohet 26 vjeçari në Mirditë

Shqipëria

Drogë e armë pa leje në banesë, arrestohet 26 vjeçari në Mirditë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:21
Ilustrim

Një sasi prej 1.2 kg kanabis u sekuestrua nga policia në Mirditë. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të një banese në fshatin Qafë Mollë.

Policia vuri në pranga poseduesin e drogës, ndërsa ju sekuestrua dhe një armë zjarri pa leje dhe municion luftarak.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Diga”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë” njoftoi policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat