“Koncesioni Berisha-Meta mbaroi”/ Braçe reagon pasi kolaudimi i kalon shtetit: Shërbim cilësor, standard edhe më i lirë

Shqipëria

“Koncesioni Berisha-Meta mbaroi”/ Braçe reagon pasi kolaudimi i kalon shtetit: Shërbim cilësor, standard edhe më i lirë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:53
Erion Braçe

Zv.kryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në Facebook  ka dekalruar se tani kolaudimi i mjeteve do t’i kalojë shtetit dhe do ti ofrohet qytetarëve një shërbim më cilësor, me standarde dhe më i lirë.

Sipas tij, koncesioni Berisha-Meta mbaroi. Duke iu referuar lajmit të mirë të njoftuar mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama se shërbimi do i kalojë shtetit nga 1 janari dhe do të sjellë risi e lehtësi për drejtuesit e mjeteve, Braçe theksoi se procesi ka nisur dhe SGS po bën dorëzimet e koncesionit.

Shkrimi i plotë:

Kolaudimi” tek shteti! Sherbim publik cilesor,  ne standard dhe me i lire! Koncesioni Berisha/Meta mbaroi!

Edi Rama njoftoi sot ne mengjes konkluzionin e punes se kryer prej muajsh ne ministrine e Infrastruktures, DPSHTRR, per kete sherbim masiv per njerezit!

Nderkohe procesi ka nisur; SGS po ben dorezimet e koncesionit.

Eshte nje inventar qe deshmon jo vetem deshtimin karastrofik te koncesionit Berisha/Meta, por po te hetohet do deshmoje nje krim te shumefishte mbi qytetaret, jeten e pronen e tyre,  mjedisin gjithashtu!

Prej dites kur e sollen ne Kuvend permes qeverise se perbashket BERISHA/META, krijova bindjen se jo vetem qe sherbimi nuk do te permiresohej, behej me cilesor por thjesht do te transferohej korrupsioni banal nga nje dore ne tjetren. U PROVUA I TILLE!

Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur une e kolegu Shalsi provuam ne mandatin e pare ta thyenim monopolin e ketij koncesioni me amendim ne Kuvend, skena aty mes ministrit te linjes dhe kryetarit te Kuvendit ishte banale, madje desh rrezoi Qeverine.

Sot, nuk jam i kenaqur qe gjithe cfare thame ne opozite eshte provuar!

Jo, dua hetim te qarte pas dorezimit te koncesionit per gjithe cka ndodhur me koncesionarin dhe kontraten, zbatimin e saj.

Sot, jam i kenaqur qe ne po mbajme fjalen, kthejme si sherbim publik nje sherbim masiv per qytetaret permes nje prej agjencive publike me te mira.

Nuk e fsheh; une besoj tek sherbimi publik!

Dua pafund qe edhe nje here te tregojme se nje sherbim publik eshte ligjor, korrekt, cilesor, i barabarte, i ndershem dhe me i lire per shqiptaret.

E di qe tani do turren nga nje i majte i rigjetur si Bushati etj, e do revoltohen: Pse se ben me pare?

E di qe tani do turren dhe te interesuarit private qe nuk bejne asgje me shume se sa transferojne korrupsionin,  do sulmojne vendimin, agjencine, individet.

Por beteje eshte kjo; nuk duhet te dorezohemi! Interesat politike e private te tilla jane! Shqiptaret duhet te shohin ndryshim, e kerkojne nga ne!  Sic kerkojne sherbim publik tani, perseri nga ne e jo nga shtepia e hajduteve PDLSI!

VO: ishte nje kronikan dikur qe nxirrte ne tv ckisha thene une per koncesionin. Tani eshte koha ta bej prape ate kronike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat