Taulant Balla ‘sulmon’ Grida Dumën: Frrok Çupi është themelues i PD-së, si mund të zbrazet ndaj tij ai fjalor rruge?

Shqipëria

Taulant Balla ‘sulmon’ Grida Dumën: Frrok Çupi është themelues i PD-së, si mund të zbrazet ndaj tij ai fjalor rruge?

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Grida Duma dhe Frrok Çupi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është bërë pjesë e debatit politik pas përplasjes dje në “Open”, mes ish-deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma dhe analistit Frrok Çupi.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan me ndjekësit e tij, pamjet e sherrit, Balla sulmon Dumën, që sipas tij ka zbrazur fjalorin e rrugës ndaj një demokrati si Frrok Çupi.

Postimi i plote i Ballës:

“Keqardhje të shohësh degradimin e Partisë Demokratike, e cila erdhi në jetë me thirrjen “ta bëjmë Shqipërinë, si gjithë Europa”.

Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës kundër një demokrati si Frrok Çupi, themelues i PD dhe Drejtuesi i Parë i Rilindjes Demokratike, RD”, shkruan Balla dhe postin videon e debatit!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat