Krim i organizuar e trafik droge/ Kush janë dy të dënuarit që u ‘trokiti’ OFL-ja

Shqipëria

Krim i organizuar e trafik droge/ Kush janë dy të dënuarit që u ‘trokiti’ OFL-ja

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:33
OFL

Dy të dënuar, nga Fieri dhe Kurbini, morën sot furmularin nga Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Shpendi Lilaj, Bashkim Hasani.

Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat